Ekspertët, Mustafës: As shkencëtarët më të mëdhenj nuk janë përndjekur për zbulime NULL NULL 19.01.2017 10:43 19.01.2017 10:43 Ekspertët, Shpejtim Bulliqi dhe Florim Isufi kanë kundërshtuar procesin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe patën sjell fakte se ky proces ka shkuar gabim. Ata tash iu kanë drejtuar kryeministrit Isa Mustafa se a marr parasysh se çka mendojnë strukturat politike qeveritare për të drejtën e hulumtimeve dhe publikimeve shkencore si në nivel lokal ashtu edhe në atë global, shkenca dhe shkencëtarët nuk duhet t’i fshehin faktet e çfarëdo niveli që janë, pa marrë parasysh çfarë i sjellin shoqërisë njerëzore në përgjithësi. Kjo vlen edhe atëherë kur shkenca e liria e mendimit prodhojnë konkluzione të gabuara. Asnjëherë nuk duhet të linçohen. Bulliqi dhe Isufi shtojnë se as shkencëtarët më të mëdhenj botëror, si Albert Einstein, Alfred Bernhard Nobel dhe Mikhail Timofeyevich Kalashnikov nuk janë përndjekur për zbulimet që kanë bërë, ani pse siç, thonë, kanë sjell dëme të mëdha, transmeton Klan Kosova. Pavarësisht kësaj, thonë se ata çdo shtet botëror do të donte t’i kishte këta shkencëtarë pjesë të qarqeve të tyre shkencore. Ky është postimi i përbashkët në Facebook i gjeografëve, “Pas kërcënimeve të kryeministrit !? Të nderuar miq, Në një intervistë të datës 17 janar 2017, dhënë për Zërin e Amerikës, kryeministri i Kosovës pa një pa dy e bënë benë se do t’i përndjek ata që nuk ia kanë qëlluar nëse Kosova do të humb territor me Malin e Zi. Dorën në zemër, kryeministri bastin nën betim, si autor i tij, e drejton edhe kundër vetvetes kur thotë se edhe vet do të ndihet përgjegjës në rast se Komisioni Shtetëror ka gabuar. Kryeministri nuk tregon se si do të kërkohet përgjegjësia dhe cili do të jetë sanksioni. Atij i mjafton të bëjë një bast nën betim në publik. U mor vesh, fjalën e kemi për matjen e tokës së Kosovës, të cilin projekt e ka dizajnuar vet, si në formë ashtu dhe në përmbajtje. Po besoj se edhe forma e përgjegjësisë dhe sanksioni do të përcaktohen nga ai. Ajo çfarë shihet hapur pa ndonjë nevojë për sqarim është se, tani e tutje, çdo shkencëtar që nuk mendon njëjtë si qeveria duhet të përndjekjet dhe dënohet, duke mos cekur si dhe sa. Liria e shprehjes dhe e hulumtimit shkencor, si dhe krejt liria akademike e garantuar me Kushtetutë e ligje të Kosovës dhe me dokumente relevante ndërkombëtare janë vënë në pikëpyetje me këtë deklaratë të kryeministrit kosovar ! Pa marr parasysh se çka mendojnë strukturat politike qeveritare për të drejtën e hulumtimeve dhe publikimeve shkencore si në nivel lokal ashtu edhe në atë global, shkenca dhe shkencëtarët nuk duhet t’i fshehin faktet e çfarëdo niveli që janë, pa marrë parasysh çfarë i sjellin shoqërisë njerëzore në përgjithësi. Kjo vlen edhe atëherë kur shkenca e liria e mendimit prodhojnë konkluzione të gabuara. Asnjëherë nuk duhet të linçohen. Linçimi dhe izolimi publik i mendimit të kundërt vret arsyen e njeriut dhe shpirtin e lirë, e bënë njeriun vegël. Një qasje e tillë e kryeministrit Mustafa sot rrallë gjendet nëpër botë. Të pakta janë regjimet e botës që i takojmë në dy anët e Atlantikut të cilat kultivojnë një logjike të tillë: në fakt, Kuba dhe Venezuela , asnjë shtet tjetër në universin që ne pretendojmë se duam t’i takojmë. I kujtojmë strukturave politike qeveritare se edhe Albert Einstein përmes teorive të tij ka ndihmuar në zbulimin e bombës atomike. Bombë e cila ka shkatërruar qytete të tëra në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, por ai mbetet njëri ndër shkencëtaret kryesor të shkencës botërore , madje edhe në Japoni. Asnjëherë nuk u përndjek për zbulimet e tij, madje shtetet e forta edhe sot kishin pas dëshirë ta kenë në qarqet shkencore të tyre. Edhe Alfred Bernhard Nobel ka zbuluar dinamitin i cili ka shkaktuar miliona vrasje në periudha të ndryshme kohore, por sot jepet çmimi “Nobel” për disiplina të ndryshme shkencore, madje edhe çmimi “Nobel për Ekonomi” që çdo ekonomist kosovar , përfshirë kryeministrin Mustafa, do të donte ta kishte fituar. Njëjtë është edhe me Mikhail Timofeyevich Kalashnikov , i cili ka zbuluar njërën nga armët më vdekjeprurëse në shoqërinë moderne me të cilën shërbehen pjesa më e madhe e policisë dhe ushtrive të vendeve të ndryshme. Edhe ky zbulues asnjë herë nuk u përndjek e as nuk u shpall terrorist për zbulimin e tij anti-human. Ka edhe tjerë “mëkatarë” si këta. Këtu përmendëm vetëm disa zbulime më ekstreme shkencore, dhe me të drejtë të klasifikuara si zbulime anti-humane, për t’ia rikujtuar kryeministrit Mustafa, i cili supozohet se vjen nga bota e letrave, se asnjë herë zbuluesit e tyre nuk janë përndjekur, akuzuar apo gjykuar nga shtetet e tyre për mendimin e shprehur. Përkundrazi, ata janë shpërblyer për angazhimin e tyre profesional në dobi të shkencës për vendet e tyre, madje edhe për shkencën globale. I përmendëm këta zbulues, jo për të arsyetuar zbatimin praktik të zbulimeve të tyre, apo për tu krahasuar me nivelin e tyre me atë të autorit të këtyre rreshtave, por për ta bërë me dije se askush nuk është i marrë për t’i ndjekur dhe kërcënuar zbuluesit e tyre pa marr parasysh se çka kanë zbuluar dhe sa ai zbulim mbron interesat kombëtare dhe shtetërore. Për më tepër, sic dihet, shumica e këtyre mendimtarëve kanë qenë të anatemuar dhe të shpallur të marrë për një kohë të jetës së tyre. A do të thotë kjo që Kosova , krahas varfërisë dhe jo-perspektivës, do të jetë ndër vendet e rralla që përndjek ekspertët e saj që nuk mendojnë si qeveria dhe kanë fakte që dëshmojnë rezultate të tjera shkencore në krahasim me ato qeveritare?!. Prej nga kjo ide dhe ky presion për linçim me qëllim të ndërrimit të mendimeve që nuk pajtohen me ato të qeverisë?!. Prej nga kjo trysni publike një herë me xhelozi shkencore, pastaj me xhelozi biznesi, më në fund me kërkesë për hetuesi të veprimeve të mendimit të lirë dhe me kërkesë për përgjigje para organeve akuzuese dhe të drejtësisë?!. Vërtetë beson kryeministri se mund t’i detyrojë tjerët që ta mbyllin gojën prej eksperti të pavarur , gojën e shkencës në përgjithësi ?! Historia njerëzore njeh raste pafund kur pushteti ka arritur të mbyllë gojën me metoda më ekstreme, por faktet shkencore për jetë e mote nuk kanë mund të zhduken. Faktet që ne sot i themi, nuk mund të fshihen përgjithmonë. Një ditë dikush do rikthehet sërish të faktet, siç janë kthyer njerëzit prore përgjatë historisë së gabimeve të veta. Që nga fillimi e kemi ditur se do të ballafaqohemi me kundërshtime profesionale, por asnjëherë nuk menduam që në Kosovë akoma ka struktura politike dhe profesionale që kërcënojnë dhe e bëjnë shantazh përmes lloj-lloj trysnish , deri te personalizimi i çështjes së caktimit të kufijve të Kosovës me Malin e Zi, vetëm e vetëm për të na detyruar të heshtim. Bazuar në faktet e prekshme dhe origjinale, ne asnjëherë nuk do të ndërrojmë mendimin tonë profesional sepse thellësisht jemi të bindur se kjo shkon në dëm të Kosovës, e cila na ka ofruar tërë të mirat që sot i kemi. Strukturat politike dhe profesionale të qeverisë duhet patjetër të bëjnë dallimin në mes fakteve shkencore dhe veprimeve politike. Faktet shkencore janë lehtë dhe objektivisht të matshme, të prekshme dhe të verifikueshme. Politika është artë i së mundshmes, pra nëse mundesh vepron, nëse nuk mundesh nuk vepron. Politikat që janë të mençura nuk akuzojnë profesionalizmin dhe faktet shkencore për paaftësinë politike për realizimin e interesave dhe premtimeve. Kryeministri kërcënimin e adresoj vetëm ndaj njerëzve të shkencës (nga dy palët), jo edhe ndaj klasës politike e cila e kundërshtoj fuqishëm dhe në vazhdimësi draft – marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi ! Arsyen pse veproj kështu, pse e bëri këtë gjest të pahijshëm dhe pse u bë selektiv, e din vetëm ai. Ne kemi publikuar dhe do të vazhdojmë pa ndërpre të publikojmë vetëm fakte shkencore dhe hartografike, duke mos e pozicionuar veten në asnjërin tabor politik dhe duke mos imponuar faktet tona si zgjidhje të problemit. Ne kemi deklaruar edhe më herët se strukturat aktuale politike, kufirin me Malin e Zi mund ta sjellin deri në lumin e Drinit të Bardhë, por ne do të gjejmë dhe publikojmë prapë fakte hartografike se qytetet perëndimore të Dukagjinit janë në Kosovë. Kryeministër, ti dhe çdokush duhet ta dini se gjetjet/rezultatet shkencore rrezohen/hidhen poshtë me gjetje tjera shkencore, jo me kërcënime e shantazhe, jo me keqpërdorin te aparatit shtetëror kundër individëve te caktuar. Kështu veprohej dikur, siç e dimë të gjithë. Nëse nuk gabojmë, kështu edhe vet ke thënë sa ishe kryetar i Prishtinës, kur te vizitonin pa i ftuar organet e rendit, të cilat i akuzoje se po bënin argatin e partnerit tënd aktual të koalicionit. Shumë keq, Kryeministër! Në fakt, sjellja jote nuk përbën pos një atavizëm politik që nuk e duron koha në të cilën jetojmë. F.I & SH.B”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024