Ekskluzive: Rrëfimi i dhimbshëm për gjenocidin në Ruanda (VIDEO) NULL NULL 21.01.2019 18:13 21.01.2019 18:13 Info Magazine e Klan Kosovës ishte në Kigali, kryeqendrën e Ruandës, shtetit me histori të bujshme të kontinetit të zi. Shteti i Ruandës, që pozicionohet në pjesën lindore të Afrikës, për opinionin publik ndërkombëtar njihet për atë çfarë kishte ndodhur gjatë viteve ’90. Në vitin 1994 në këtë vend ndodhi masakra më e madhe ku humbën jetën mbi 1 milionë qytetarë pas konfliktit mes dy fiseve, një konflikt që mori përmasa ndërkombëtare. Ky gjenocid kishte ndodhur paralelisht me situatën e krijuar në Ballkan – luftën në Bosnje e Hercegovinë, Kroaci dhe më pas edhe në Kosovë. Dy fiset, Hutu dhe Tutsi, u çuan kundër njëri tjetrit, pas ndasisë dhe diskriminimit që ruandianët thonë se iu erdhi fillimisht nga kolonialistët, të cilët u kujdesën që të ndajnë popullin. Autori i Info Magazine, Kushtrim Sadiku dhe kamermani Fatos Zogaj sjellin ekskluzivisht pamjet e muzeut të Kigalit, ku eksponate të gjenocidit që përjetoi ky vend gjatë fillimit të viteve 90-ta janë kafkat, gjymtyrët e fëmijëve, grave dhe burrave të pafajshëm që u masakruan dhe vranë. Aty janë edhe rrëfimet e familjarëve që humbën më të dashurit e tyre. Viktimat e këtij gjenocidi i nderoi edhe Ministri i Punëve të Jashtem i Kosovës, Behgjet Pacolli. Ai vizitoi këtë shtet në kuadër të turneut të tij afrikan në kërkim të njohjeve të reja dhe forcimit të marrëdhënieve bilaterale, me shtetin që ende nuk e ka njohur zyrtarisht Kosovën. Klan Kosova ishte dëshmitare e kësaj ngjarje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024