Ekskluzive: Jack Whitehall ia vë syrin Dua Lipas (FOTO) NULL NULL 23.02.2018 12:30 23.02.2018 12:30 Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, duket se tërhoqi më shumë vëmendje se sa u pa në eventin BRIT Awards. Kjo pasi duket që Jack Whitehall u godit aq shumë kur pa bukuroshen e njohur kosovare, Dua Lipa, saqë tashmë edhe mediat e huaja raportojnë për disa shkëndija të mundshme mes tyre. ”Jack po flirtonte me Dua-n në ndejë dhe nuk patën kujdes që dikush mund t’i shihte ata. Edhe pse ajo po festonte fitoren e saj me familjen dhe me të dashurit e saj, ajo kishte diçka me Jackin, ndërsa ai pëshpëriti në veshin e saj dhe kishte buzëqeshur ndërsa ishin bashkë në këtë aktivitet”, ka pohuar një burim për Mail Online, njofton Klan Kosova. Dua Lipa ishte fituesja më e madhe në BRIT Awards, event ky i mbajtur të mërkurën mbrëma, duke u larguar me dy çmime. Madje bëhet e ditur se dyshja në ngjarjen e organizuar nga CÎROC kanë nisur tashmë një romancë të përbashkët, pasi janë parë të mos i ndajnë sytë nga njëri tjetri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.