Zyrtarët e Juventus e dinin se po nënshkruanin me një superyll, ndikimi i të cilit shtrihet shumë më gjerë se fusha e blertë dhe ndikimi i tij në rrjete sociale e ka treguar çfarë mund të jetë ai në brendin e klubit

9:02, 12 Korrik 2018

Juventus është duke e përjetuar efektin Cristiano Ronaldo, meqë pas nënshkrimit me sulmuesin skuadra nuk e ka marrë vetëm yllin më të madh në futboll, por edhe mbi 1.5 milionë ndjekës në rrjete sociale, për vetëm një ditë.

Qëkur klubi italian e zyrtarizoi blerjen e portugezit, numri i ndjekësve në Twitter është rritur për 1.1 milionë, duke arritur në shifrën e 6.17 milionëve.

Në Facebook numri i pëlqimeve është rritur për 500 mijë brenda një dite, duke shkuar në 33 milionë, dhe ndërsa shumica e fotografive të Juventus pëlqehen nga rreth 400 mijë ndjekës, Ronaldo ka marrë miliona pëlqime menjëherë.