Efektet pozitive të specit djegës NULL NULL 19.05.2018 10:51 19.05.2018 10:51 Numri i personave që kanë probleme me mbipeshën po rritet me shpejtësi. Dietat e ndryshme dhe aktiviteti fizik shpesh nuk mjaftojnë për të ndikuar në humbjen e kilogramëve të tepërt. Gjithsesi, hulumtuesit në studimet e kryera nënvizojnë si mjaft të rëndësishme kujdesin me ushqimet dhe efektet pozitive nga disa produkte. Speci djegës vlerësohet si një prej produkteve që japin efekte mjaft të kënaqshme për rënien në peshë sipas një studimi të botuar së fundi në revistën shkencore “Plos One”, shkruan noa.al. Ky produkt përmban një lëndë të quajtur kapsaicinë e cila ndikon te nervat e stomakut për metabolizmin. Sipas hulumtuesve, kjo lëndë ndikon te nervat e stomakut për të frenuar ndjesinë e urisë te personat mbipeshë tek të cilët këto nerva janë problematikë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 19 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 19 orë më parë