Efektet e ndryshimit të motit – çajrat bimorë të nevojshëm NULL NULL 30.04.2017 20:00 30.04.2017 20:00 Ndryshimi i papritur i motit, siç po ndodhë tani në këtë periudhë kohore, mund të shkaktojë ftohje në fyt dhe mund të bëjë që shumë njerëz të sëmuren. Kjo kryesisht shkaktohet nga infeksionet virale, por këto viruse janë shumë ngjitëse e të cilat sipas ekspertëve mjekësor, përhapen shumë shpejt, njofton Klan Kosova. Shenja e parë, e cila është simptomë e një viroze të tillë, është zakonisht një gërvishtje apo gudulisje e fytit. Po ashtu jo vetëm fyti del të jetë problemi shëndetësor si pasojë e ndryshimit të motit. Ndryshimi i sezonit bën që shumë njerëz të kenë rinite alergjike për shkak të polenit, pluhurit të shtëpisë, merimangave, kafshëve apo ndotësve të tjerë atmosferik. Si pasojë një gjë e tillë mund të shkaktojë infeksion të traktit të sipërm të frymëmarrjes duke çuar në dhimbje të fytit. Për të trajtuar një problem të tillë shëndetësor janë të nevojshme përdorime të ndryshme të çajrave bimor, derisa nëse keni probleme më serioze duke pasuar me gëlbazë të verdhë apo acarim më të thellë dhe ethe e temperaturë, patjetër që duhet bërë vizitë mjekut derisa të nevojshëm mund të jenë edhe antibiotikët, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Pesë metoda të thjeshta që do të ndihmojnë të gjithë ata që janë shpesh të përgjumur dhe të lodhur 18/03/2024
Këshilla mjekësore Ekspertët thonë se metoda "Wim Hof" e frymëmarrjes mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kronike 17/03/2024