Edita Tahiri: Asociacioni s’ka kompetenca ekzekutive NULL NULL 03.09.2015 21:25 03.09.2015 21:25 Në emisionin Zona e Debatit, që po transmetohet në Klan Kosova, për të diskutuar në lidhje me marrëveshjet e fundit në Bruksel për Asociacionin e Komunave Serbe, implikimet e mëtutjeshme të kësaj marrëveshjeje, situatën aktuale politike dhe të tjera zhvillime politike, të ftuar të Baton Haxhiut janë Edita Tahiri – Ministre për Dialog, dhe Dardan Molliqaj – Sekretar organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje. Tahiri ka theksuar se dialogu ka dhënë rezultate të rëndësishme dhe se asociacioni nuk ka kompetenca ekzekutive. “Sa i takon dialogut të Brukselit, ai ka dhënë rezultate të rëndësishme në disa plane”. “E para, ka ndihmuar për ta nxjerrë Serbinë nga Kosova, përkatësisht nga pjesa veriore, duke zhbërë strukturat paralele dhe po ndihmon vendin tonë që të jetë më afër Bashkimit Europian”. “Sa i përket marrëveshjeve të fundit, shqetësimi është për Asociacionin e komunave serbe. Ligjet e Kosovës e lejojnë krijimin e asociacioneve që derivojnë nga bisedimet e Vjenës”. “Qytetarët nuk kanë pse të shqetësohen për asgjë – marrëveshjet janë në përputhje me Kushtetutën”. “Asociacioni nuk ka kompetenca ekzekutive dhe nuk është pushtet i tretë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri, ushtria po i ndihmon për kalim më të lehtë 11 orë më parë