Edita Tahiri: Aleanca jonë strategjike me SHBA-të do të jetë e përhershme NULL NULL 29.03.2017 15:40 29.03.2017 15:40 Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka pritur dje në takim Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit Hoyt Brian Yee, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë si dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas takimit, Tahiri ka deklaruar se takimi me Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit ishte shumë i rëndësishëm, ku u rikonfirmua partneriteti strategjik me SHBA-të në të gjitha proceset që forcojnë shtetin e Kosovës dhe integrimin euroatlantik të tij, transmeton Klan Kosova. “Aleanca jonë strategjike me SHBA-të do të jetë e përhershme dhe Kosova po punon për një shtet të suksesshëm, që është qëllim përbashkët i Kosovës dhe SHBA-ve”, theksoi ministrja Tahiri, duke shtuar se roli udhëheqës i SHBA-ve do ta mbaj rajonin në paqe dhe stabilitet, ndërsa do të evitoj ndikimet negative të atyre që po shfaqin ambicie të rrezikshme gjeopolitike ndaj rajonit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024