Edi Rama viziton të sëmurin që u bllokua nga protesta e PD-së NULL NULL 25.04.2017 12:00 25.04.2017 12:00 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Ram ka takuar në spital familjarët e një të sëmuri që u bllokua me ambulancë në rrethrrotullimin tek Shqiponja në Tiranë. Shkak për vonesën është bërë protesta e Partisë Demokratike për zgjedhjet e lira. Në spital, Rama dëgjoi familjarët e pacientit që i treguan për vonesën në rrugën e bllokuar. “Desh më vdiq burrë rrugëve”, iu ankua në lot gruaja Ramës, të cilin në fund e përcolli me fjalët: Të vdesë motra! Je vllai im! Kjo është hera e parë që kryeministri interesohet personalisht për një ngjarje që ka të bëjë me ambulancat. Në media janë publikuar skandale shokuese për shërbimin e urgjencës dhe për gjendjen e ambulancave, por në asnjë rast tjetër nuk ka pasur një reagim të tillë. “Fali Zot se s’dinë ç’bëjnë. Të gjithë ata njerëz të zakonshëm që i’u përgjigjen thirrjes për të bllokuar rrugët, duhet ta shohin këtë video”, thotë Rama në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.