Edi Rama, studentëve: S’doni të dialogoni? Rrini atje! NULL NULL 10.12.2018 11:45 10.12.2018 11:45 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ka thënë studentëve se nëse nuk duan të dialogojnë, atëherë lë të rrinë atje, në sheshin e protestës. Gjatë fjalës së tij të gjatë në lidhjen live që paralajmëroi ditën e djeshme, kryeministri shqiptar mori madje dhe si shembull Lulzim Bashën duke thënë se edhe ai s’donte dialog dhe përfundoi ”aty ku është”, njofton Klan Kosova. ”Më thanë plotëso kërkesat tona. Cilat protesta se mua më kanë ardhur 7 apo 8 kërkesa?”. ”Protestat organizohen për tu dëgjuar dhe qeveritë dëgjojnë, por në momentin kur qeveria thotë eja të flasim, unë nuk kam dëgjuar jo nuk duam të flasim”. ”E vetmja herë që ka ndodhur kur refuzohet dialogu ka qenë me opozitën kur u futën në çadër bënë dhe parashutuan kërkesat, por nuk dialogonin”. ”Nëse protesta është e atyre që dolën spontanisht në një protestë për një gjë të drejtë, duhet të dialogojmë. Dialogu nuk është një akt martese me zorrë, por është një akt ku palët flasin dhe dëgjohen”. ”Vazhdoni protestoni dhe shumë mirë bëni që protestoni”. ”Si mund të jemi sot në këtë Shqipëri, duke bërë një rrugë të gjatë dhe të vështirë, dhe të punojmë kundër dialogut me qeverinë dhe kryeministrit”. ”Pse ça është kryeministri dyqan, magazinë, ku shkruhen kërkesat dhe merren përgjigjet nga televizori?”. ”S’doni të dialogoni. Është e drejta e juaj, rrini atje!… por mos mendoni që kërkesat që secili nga ju ka në kokë ne do duhet t’i nxjerrim nga koka juaj e t’i përpunojmë”, ka thënë Edi Rama, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Petkoviqi takon ambasadorët e Quint-it, nga Beogradi i njofton ata për situatën e sigurisë në Kosovë 13 minuta më parë
Lajme Izraeli thotë se vrau komandantin e raketave të Hezbollahut në sulmin ajror në Liban 13 minuta më parë