Edi Rama si Juventus, Sali Berisha si Milan NULL NULL 28.06.2017 10:47 28.06.2017 10:47 Një koment i shpërndarë nga një përdorues i Facebookut ka shkaktuar ‘gallatë’ në Shqipëri, pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme atje dhe fitoren bindëse të socialistëve dhe Edi Ramës. Skena politike në Shqipëri është krahasuar me ligën italiane të futbollit, ku liderët e partive janë krahasuar me klubet italiane. “Politika shqiptare është si futbolli italian. Rama është Juventus, nuk ka kundërshtar të mirë, jo që është shumë i fortë. Sali Berisha është Milani – legjendë, por tashmë i lodhur. Ilir Meta është Roma, rri në vend të dytë gjithmonë, ndërsa Lulzim Basha është Interi, nuk e merr askush seriozisht dhe humbet çdo gjë që e nis”, thuhet në këtë koment, shkruan gazetametro, transmeton Klan Kosova. Në zgjedhjet parlamentare, Rama korri fitore të madhe, kurse demokratët e Lulzim Bashës regjistruan një prej humbjeve më të thella në tërë historinë politike të saj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Java e Gruas, kryetarja e Kushtetueses: Barazia në vend do të festohet pas një shekulli 23 minuta më parë