18:36, 11 Janar 2019

Kryeministri Edi Rama i ka kritikuar analistët që e kanë mbështetur vendimin e presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Gent Cakajt si Ministër të Jashtëm për shkak të mungesës së certifikatës së sigurisë.

Me anë të një postimi në Twitter, Rama thotë se janë shpërndarë kadrinjtë, ndër të cilët përmend Andi Bushatin dhe Fatos Lubonjën, teksa pretendon se po rreken për të tërhequr njerëzit pas gurit që hodhi në lumë Meta.

“Janë shpërndarë kadrinjtë krra-krra-krra, nga Andi Kadriu tek Kadri Lubonja e me radhe kadri andej e kadri këtej, futur shtëpi më shtëpi nga vrima e televizorit, duke u rrekur t’i tërheqin njerëzit pas gurit që hodhi në lumë IM. Çertifikata e Sigurisë. Shihemi tek Çani po hë”, shkruan Rama në Twitter.