Edi Rama hap ekspozitë në Gjermani (VIDEO) NULL NULL 16.11.2018 21:15 16.11.2018 21:15 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka hapur ekspozitë në Rostock të Gjermanisë, njofton Klan Kosova. Galeria në të cilën janë ekspozuar veprat e kryeministrit artist ka rrëfyer një historik të shkurtër për të dhe veprat e tij: Edi Rama në Rostock Kunsthalle Rostock (Galeria e Arteve në Rostock) ka hapur ekspozitën e artistit, Edi Rama, në mes nëntorit. WhiteCube është kthyer në një tavan me sfond të hartuar prej vizatimeve dhe skulpturave të tij në një hapësirë arti. Jeta artistike dhe politike e Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013, ndryshoi në mënyrë dramatike kur u largua nga Parisi në fund të viteve 1990 për të punuar si Ministër i Kulturës në Shqipëri. Ky nuk ishte një vendim i lehtë sepse ai ishte një artist tipik jokonformist. Ai u përball me një mjedis të panjohur, me rituale dhe modele që ishin përtej zakoneve të tija të mëparshme. Në politikën e përditshme Rama shpejt zhvilloi një metodë që ishte mjaft e pazakontë për profesionin e tij. Vizatimet e tija fitojnë një pamje të pushtetshme dhe të shumëfishtë si sfond në praninë plastike dhe hapësinore. Edhe zyra presidenciale në të cilën i pret mysafirët e tij është e veshur me këtë lloj sfondi; këto detaje e bëjnë zyrën të duket e bollshme, por mbi të gjitha ato tregojnë shqetësimin e tij krijues. Për disa kohë ai gjithashtu ka bërë skulptura nga qeramika, të cilat i përkthejnë vizatimet e tija në format tredimensional. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024