Edi Rama: Është në interesin tonë si shqiptarë që të kemi partneritet strategjik me Serbinë NULL NULL 26.11.2018 21:27 26.11.2018 21:27 “Por duhet të kuptohemi mirë dhe mbase ka ardhur koha që t’i vëmë pikat në vijë në raport me çfarë se Serbia përpiqet të bëjë dhe ne të jemi të unifikuar se çfarë duam të bëjmë”. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se në rrethanat e tanishme shqiptarët dhe serbët janë popuj që duhet të bëjnë për Ballkanin atë që francezët dhe gjermanët kanë bërë për Evropës pas Luftës së Dytë Botërore. “Besoj që Serbia është një partner strategjik për të ardhmen dhe është në interesin tonë si shqiptarë, si Shqipëri, si Kosovë që të kemi një partneritet strategjik me Serbinë”, ka thënë Rama, njofton Klan Kosova. “Por duhet të kuptohemi mirë dhe mbase ka ardhur koha që t’i vëmë pikat në vijë në raport me çfarë se Serbia përpiqet të bëjë dhe ne të jemi të unifikuar se çfarë duam të bëjmë”. Kryeministri shqiptar ka thënë se afrimi strategjik me Serbinë nuk është çështje mashtrimi. “Shqipëria nuk është mashtruar, përkundrazi u qëndrojë të gjitha atyre që kemi thënë se që bëjmë për t afruar me Serbinë dhe afrimi ynë është strategjik nuk është çështje mashtrimi. Nuk është se është mashtruar Kosova në qasjen e saj të sinqertë në një dialog shumë të vështirë”. “Vendet e caktuara të BE-së kanë krijuar një strategji për ta mbajtur Serbinë në anën e Perëndimit dhe të Evropës. Serbia ka ditur që luajë me këtë zgjedhje të BE, pavarësisht se Kosova ka qenë është dhe do të mbetet kusht për Serbinë për tu integruar plotësisht në BE. Serbisë në mënyrë të vazhdueshme i janë bërë koncesione i janë hapur rrugët”./Klan Kosova/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024