Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edi Paloka: Nuk bëhet dialog në një Parlament me kriminelë

NULL NULL
30.03.2017 12:34

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, deklaroi nga çadra e protestës se opozita nuk do të tërhiqet nga qëndrimi i saj: zgjedhje të lira e të ndershme me qeveri teknike.

“Edi Rama kërkon një Shqipëri me diktaturë. Ne do të qëndrojmë këtu deri në fund për të mos e lejuar këtë. Nuk do të ketë asnjë tërheqje nga ne e as nga shqiptarët që duan zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk jemi kundër dialogut, por koha kur Rama mund të ulej për t’i dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme ka kaluar. Kur ne demokratët shtruam kërkesat tona një vit më parë për zgjedhje të lira, nuk pranuan. Nuk pranuan dhe u treguan arrogantë. E zvarritën komisionin që të mos jepnin mundësinë për të realizuar me ligj disa kushte që do të krijonin besimin te shqiptarët, opozita dhe ndërkombëtarët se në Shqipëri nuk do të vidhen zgjedhjet”, tha Paloka, shkruan Top Channel.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së tha se ndërkombëtarët kanë të drejtë që thonë se dialogu zhvillohet në Parlament, por, sipas tij, kjo nuk vlen për vendin tonë.

“Me të drejtë na thonë që dialogu zhvillohet në Parlament sepse në një vend normal kështu ndodh, por jo në një vend si Shqipëria, ku Parlamenti është i mbushur me kriminelë. Ja pse ne jemi në Parlamentin e shqiptarëve të lirë”, tha Paloka.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.