Edhe Vuçiq takohet me Mogherinin, para takimit me Thaçin NULL NULL 24.06.2018 16:39 24.06.2018 16:39 Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është pritur në Bruksel nga Shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Mogherini ka pritur në takime ndaras të dy presidentët, Hashim Thaçin e Kosovës dhe Aleksandër Vuçiqin e Serbisë, para se ata të takohen direkt, në takimin që do ta ndërmjetësojë ajo, njofton Klan Kosova. Thaçi dhe Vuçiq do të takohen në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, që ka hyrë në fazën finale si proces. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Franca mbyll faqen e interneti që pretendonte se po rekrutonte vullnetarë për të luftuar në Ukrainë 5 minuta më parë