20:21, 4 Nëntor 2018

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri, ka uruar me rastin e fitimit të medaljeve të arta nga xhudistët kosovarë në Kampionatin Europian U23 në Hungari.

“Akil Gjakova dhe Loriana Kuka – të artë në Evropianin e Xhudos! Të dy e kanë stolisur me medalje të artë Kampionatin Evropian U23 të xhudos, që po mbahet në Hungari. Na bëjnë krenar për të arriturat. Urime të përzemërta!”, ka shkruar Muhaxhiri në Facebook.

klankosova.tv