23:10, 19 Maj 2017

Këngëtari i njohur, njëkohësisht nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri do të jetë kandidat për deputet nga lista e koalicionit LDK-AKR-Alternativa.

Tahiri ani pse kishte konfirmuar se do të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Ferizajt, ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka bërë të ditur se do jetë kandidat për deputet.

“Sot, Presidenti Behgjet Pacolli, me zgjodhi që djali juaj nëne e dashur, të behet deputet i ri në Parlamentin e Kosovës së Shqipërisë. Familje, miq, shok e dashamirë e ju të gjithë që më njohët edhe kur nuk me njohët, do të jem zëri me ngritës në atë parlament për kërkesat dhe gjerat me te vlefshme të Kosovës sime”, ka shkruar Tahiri.

Image result for labinot tahiri dhe behgjet pacolli

 

Interesante