”Edhe fëmijët e dinë ku ka qenë kufiri” NULL NULL 26.02.2017 09:31 26.02.2017 09:31 Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj një ditë më parë i kishte bërë një vizitë kufirit të Kosovës me Malin e Zi. Këtë e dëshmojnë disa fotografi të tij të publikuara në llogarinë e tij në rrjetin social facebook, teksa gjendej nën shoqërinë e disa fëmijëve, njofton Klan Kosova. Por duke shprehur edhe njëherë mendimin e tij dhe të AAK-së se janë kundër Demarkacionit me Malin e Zi, Haradinaj pamjet e tilla i ka shoqëruar dhe me një mesazh. ”Edhe fëmijët e dinë ku ka qenë kufiri” është shprehur Deputeti Haradinaj duke lë të nënkuptohet për qëndrimin e tij se kufiri i Kosovës gjendet deri në Çakorr e Kullë, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë