9:00, 11 Tetor 2018

Eddie Murphy dhe Paige Butcher duken më të lumtur se kurrë, pas fejesës.

Çifti është parë në Studio City në California, për herë të parë, pasi aktori e kishte konfirmuar për revistën People se është fejuar, muajin e kaluar.

Butcher e cila është shtatzënë kishte zgjedhur të vishte një palë pantollona me ngjyrë të zezë dhe një bluzë me krahë të gjatë ngjyrë kafe, kombinuar me një palë atlete të zeza Nike.

Komediani 57 vjeçar kishte veshur pantollona dhe bluzë ngjyrë hiri, transmeton Klan Kosova.

Ky është fëmiu i dytë i Butcher me aktorin. Ata kanë edhe një vajzë dyvjeçare, Izzy Oona.

Në ndërkohë, aktori ka edhe tetë fëmijë të tjerë nga lidhjet e mëhershme. Ai e ka djalin e madh, Eric (29) me Paulette McNeely.

Fëmijët e tij të tjerë, vajzat Bella Zahra, 16, Zola Ivy, 18, Shayne Audra, 23,  dhe Bria, 28, si dhe djalin Miles Mitchell, 25, i ka me ish-bashkëshorten Nicole Mitchell Murphy.

Murphy ka edhe djalin 27 vjeçar Christian me Tamara Hood dhe vajzën 11 vjeçare Angel Iris me ish-anëtaren e grupit të famshëm Spice Girls, Mel B.