Ed Sheeran thotë se iu përmirësua jeta prej kur fshiu llogarinë në Twitter NULL NULL 15.12.2017 21:00 15.12.2017 21:00 Ed Sheeran kishte 20 milionë ndjekës në Twitter kur fshiu llogarinë e tij gjatë verës dhe jeta e tij u përmirësua “dukshëm”, thotë ai. Sheeran në një intervistë për The Sun, tha se talljet në Internet “të çojnë përtej kulmit” dhe kjo ishte arsyeja e tij kryesore për të hequr dorë nga shumica e rrjeteve sociale. Ai tani përdor vetëm Instagramin, transmeton Klan Kosova. “Të gjitha gjërat që bëhen popullore në Twitter janë të gjitha shumë negative. Asgjë nuk është duke u festuar. Unë e di se disa njerëz nuk e pëlqejnë muzikën time – unë jam i vetëdijshëm për këtë, por unë gjithashtu e di se shumë njerëz e pëlqejnë”. “Të dëgjosh opinionet e njerëzve – veçanërisht atyre që nuk i kam takuar asnjëherë, në mua krijon një lloj paranoje”, ka thënë ai. “Askush nuk mi thotë këto në fytyrë, prandaj nuk i dëgjoj më këto opinione. Ndonjëherë detyrohem të supozoj që njerëzit nuk më pëlqejnë vetëm sepse unë lexoj aq shumë. Pra, tani duke mos lexuar, i jap kokës time pak pushim”, ka thënë Sheeran në kritikën e tij ndaj rrjetit social Twitter. Në një mënyrë, ai thotë se ka cenzuruar veten nga informacionet, por ai beson se kështu është më mirë. “Unë nuk dëgjoj më pothuajse asgjë, por kjo edhe anën tjetër. Unë nuk dëgjoj as gjërat e mira e as ato negative”. “Rrjetet sociale kanë impact të madh në atë se si e sheh veten dhe të gjitha pasiguritë tua vihen në pah nga të tjerët. Të gjithë këto pasiguri do të mbesin në kokën tuaj gjithsesi”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.