22:00, 7 Dhjetor 2017

Ed Sheeran sapo fitoi një çmim të madh.

Këngëtari 26-vjeçar i hitit “Shape Of You” u nderua me “MBE” nga Pallati Buckingham për kontributin e tij në muzikë, transmeton Klan Kosova.

Këtë çmim Ed e pranoi nga Princi Charles.

Derisa ishte duke u intervistuar nga BBC, këngëtari u pyet nëse do të performonte në dasmën e Princit Harry dhe Meghan Markle. “Po, pse jo”, deklaroi ai me një buzëqeshje në fytyrë.

“Gjyshi im ishte një person që mbështeste parimin e monarkisë. Ai kishte të gjitha pllaka dhe gjëra përkujtimore, dhe vdiq në këtë ditë para katër vjetësh, kështu që në fakt kjo është një koinçindencë e bukur. Mendoj se do të ishte shumë krenar”, u shpreh Ed.

MBE është Urdhri më i Shkëlqyeshëm i Perandorisë Britanike, dhe shpërblen kontribuesit në art dhe shkencë.

Përgëzime Ed!

Interesante