Ecja, kura më e mirë për kancerin e prostatës NULL NULL 16.08.2016 22:00 16.08.2016 22:00 Ecja dhe ushtrimet mund të jenë ilaçi më i mirë për kancerin e prostatës. Nëse sëmundja kapet në kohë, ushtrimet në plastër të rekomanduara edhe nga Qendra Ndërkombëtare e Shëndetësisë mund ta mbajnë sëmundjen nën kontroll. Doktorët sygjerojnë se aktivitetet fizike si ecja, noti, përdorimi i biçikletës kanë fuqinë për ta mbajtur këtë sëmundje nën kontroll. Studimi që udhëhiqet nga Univeristeti “Shefield Hallam” do studiojë 50 meshkuj të cilët janë në fazat e para të kancerit të prostatës, shkruan tvklan. Një pjesë e meshkujve do të bëjnë 2 orë e gjysëm ushtrime aerobike në javë, ndërsa pjesa tjetër nuk do zhvillojë ushtrime fizike. Do monitorohet avancimi i sëmundjes dhe reagimi që sjell edhe tek personat që do kryejnë aktivitet fizikë, edhe tek ata që do qëndrojnë pasiv ndaj ushtrimeve. Nëse ushtrimet arrijnë ta mbajnë nën kontroll kancerin e prostatës atëherë, edhe Qendra Ndërkombëtare e Shëndetësisë do t’i bëjë ushtrimet fizike, pjesë të terapive kuruese të kësaj sëmundjeje. Kanceri i prostatës është një prej sëmundjeve që sjell vdekjen e shumë meshkujve dhe deri tani, kurohet me kemiotereapi, ndërhyrje kirugjikale dhe një sërë ilaçesh të forta të cilat kanë efekte anësore të dëmshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 22 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 22 orë më parë