E therri me thikë gruan, një muaj paraburgim NULL NULL 28.06.2017 15:59 28.06.2017 15:59 Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B. A., në kohëzgjatje prej një muaji. I pandehuri B. A. dyshohet se të martën rreth orës 21:00, pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, fillimisht e kap për flokë, pastaj me thikë e godet në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime trupore. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Varroset sot gruaja që u vra aksidentalisht në derë të shtëpisë në Prishtinë 55 minuta më parë
Kosova Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri, ushtria po i ndihmon për kalim më të lehtë 10 orë më parë