12:00, 20 Dhjetor 2017

Mosha është me të vërtetë vetëm një numër për Emma Wren Gibson.

Ajo u lind më 25 nëntor, por e veçanta është se ajo erdhi në jetë nga një embrion i ngrirë më 14 tetor të vitit 1992.

Carol Sommerfelt, drejtor i Laboratorit të Embriologjisë në Qendrën Kombëtare të Donatorëve të Embrionit, shkriu “Emma-bryo” më 13 mars.

Nëna e Emmas, Tina Gibson, pranon të jetë tronditur kur zbuloi se do të mbante një vezë aq të vjetër sa ajo.

“A e kuptoni se unë jam vetëm 25 vjeç? Ky embrion dhe unë mund të kishim qenë miq”, tha Gibson për CNN kur Emma lindi.

Vogëlushja Emma besohet të jetë embrioni më i vjetër i ngrirë që erdhi në jetë me një lindje të suksesshme, duke mposhtur edhe rekordin e mëhershëm, të një embrioni të vjetër 20 vjet, transmeton Klan Kosova.

Por Tina Gibson, e cila tashmë ka mbushut 26 vjet, duket se ka pasur qëllime të tjera, e jo rekordet botërore.

“Doja vetëm një fëmijë. Nuk më intereson nëse është një rekord botëror apo jo”, tha ajo për CNN.

Tina dhe burri i saj, Benjamin jetojnë në Tennessee dhe morën embrionin e tyre plotësisht të fekonduar nga Qendra Kombëtare e Donacioneve të Embrionit në Knoxville.

“Emma është një mrekulli e ëmbël. Besoj se ajo duket perfekte për të qenë e ngrirë gjithë këto vjet më herët”, ka thënë babai i Emmas.

Mjeku që ka kryer këtë lloj fekondimi të embrionit, shpreson se kjo storie do të inspirojë prindërit që janë duke i ruajtur embrionet, për t’i dhuruar ato për raste si këto.