17:24, 12 Korrik 2018

Serena Williams e cila u kthye pak muaj më parë nga pushimi i lehonisë , do të luajë në finale të Wimbledon, pas fitores ndaj Julia Goerges, 2:0 në sete.

Ajo fitoi me rezultat 2:0 në sete, 6:4, 6:2, pas pak më shumë se një ore lojë.

Finalaja e këtij viti do të jetë përsëritje e asaj të vitit 2016, mes Williams dhe Kerber. Atëbotë, amerikania kishte fituar me rezultat 2:1 në sete, duke e radhitur trofeun e shtatë të Wimbledon në kabinetin e saj.

Interesante