19:18, 30 Gusht 2017

Mariana Mendes, 24-vjeçarja nga Brazili është një vajzë e re absolutisht shumë e bukur. Por “urryesit” nëpër internet shpesh i kanë thënë gjëra të ndryshme për shkak të nishanit të saj të madh dhe të zi në fytyrë.

Mendes kishte lindur me këtë shenjë, e cila ia mbulon një pjesë të hundës, syrit të djathtë dhe faqes.

Kur ishte foshnje, nëna e saj kërkonte që mjekët të bënin ndonjë intervenim për t’ia larguar këtë shenjë, meqë mendonte se kur të rritej do ta tallnin. Por stilistja nga Juiz de Fora është mjaft e kënaqur me faktin se është ndryshe. Madje, për t’ua bërë këtë edhe më të qartë përdoruesve të internetit, realizoi edhe një seancë fotografie për të treguar thjesht se sa e mahnitshme është, trasnmetim Klan Kosova.

Mendes nuk është se vetëm nuk “merret” me fjalët negative të njerëzve, por ajo krenohet me këtë shenjë që e bën të dallojë nga pjesa tjetër e shoqërisë. Asaj  i pëlqen kjo shenjë e lindjes dhe mendon se e bën edhe më të bukur.

Marianna as a baby.

Marianna photo shoot.

Full shot of Marianna.

Marianna with bangs.

 

Interesante