E pabesueshme, Androidi e tejkalon Windowsin NULL NULL 03.04.2017 18:52 03.04.2017 18:52 Sistemi operativ Android e ka tejkaluar atë Windows si më i popullarizuari për shfrytëzim të internetit për herë të parë, sipas statistikave më të reja. OS e zuri vendin e parë për përdorim interneti në aksionet e tregut me 37.93%, raporton kompania analitike StatCounter, e që përfshin të dhëna për laptopë, tablete, mobilë dhe desktopë. Pajisjet që kanë Windowsin, në anën tjetër, kapin 37.91% të përdorimit të internetit muajin e kaluar, duke e vënë margjinalisht Windowsin pas Androidit, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova. Ky është një moment historik tejet i madh, që tregon se në çfarë mënyre dramatike kanë ndryshuar shprehitë e përdorimit të internetit që prej ardhjes së telefonave të mençur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.