E moshuara e fiton lotarinë për herë të dytë duke përdorur numra të njëjtë NULL NULL 26.11.2018 09:27 26.11.2018 09:27 Një grua 72-vjeçare nga Michigan, fitoi jackpot lotarie në vlerë prej 250.000 dollarësh, tetë vjet pasi kishte fituar 252.074 dollarë duke shfrytëzuar numra të njëjtë. “Unë blej tiketa KENO rregullisht. Pas shpalljes së rezultateve, të nesërmen i telefonova qendrës së thirrjeve të lotarisë dhe nuk mund t’i besoja veshëve të mi. Isha e tronditur”, deklaroi e moshuara. “E ndala telefonin dhe i telefonova sërish, në mënyrë që të sigurohesha se i kisha dëgjuar saktë. Edhe pas kësaj ende nuk mund të besoja, kështu që i telefonova birit tim dhe i thash t’i verifikonte numrat online”, shtoi ajo. I biri e konfirmoi se ajo ishte fituese e premisë kryesore prej 250.000 dollarësh me numrat 04-08-11-12-29-31-45-46-69-75, të cilat janë data të ditëlindjeve dhe përvjetorëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.