E mitura bie nga ballkoni, nuk dihen rrethanat NULL NULL 19.09.2016 22:12 19.09.2016 22:12 Një femër e mitur ka rënë nga ballkoni i një ndërtese në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45 ndërsa këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti ka thënë se akoma nuk dihen rrethanat se si ka ardhur deri te kjo ngjarje derisa sipas saj, Policia po heton për të zbardhur këtë rast. Klan Kosova ka provuar të kontaktojë edhe me QKUK-në për të mësuar mbi gjendjen shëndetësore të vajzës së mitur por kjo ka qenë e pamundur. Ngjarja ka ndodhur tek banesat në lagjen “Dardania” ku sot Policia ka marrë një aksion për lirimin e banesave të uzurpuara nga viti 1999. Numri i forcave policore në këtë lagje në kryeqytet është shtuar derisa banorët e banesave që policia kreu aksion të largimit po vazhdojnë të shprehin mllefin e tyre për këtë aksion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 3 orë më parë