E konfirmuar nga KQZ: Koalicionet e mëdha ende nuk i kanë dorëzuar listat NULL NULL 19.05.2017 23:54 19.05.2017 23:54 Deri në orën 23:30 në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë dorëzuar aplikacionet dhe lista me kandidatët për deputetë 23 subjekte, njofton Klan Kosova. Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosova, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi. “Janë 23 subjekte që kanë aplikuar deri tash. Janë tre koalicione, 18 parti dhe dy iniciativa qytetare”, ka thënë Elezi në Ora e Fundit. “Koalicionet me sa kam informacion deri tash nuk kanë dorëzuar lista PDK-AAK-NISMA dhe LDK-AKR-ALTERNATIVA”, ka thënë Elezi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 12 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 1 orë më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 1 orë më parë