E konfirmon menaxheri: Fero është rrahur mbrëmë NULL NULL 21.03.2018 10:47 21.03.2018 10:47 Në mëngjesin e së mërkurës, mediat online u mbushën me lajmin se reperi i ri, FERO, është rrahur mbrëmë nga disa persona të panjohur, derisa po dilte nga Qendra Tregtare – Albi Mall, njofton Klan Kosova. Këtë lajm e ka konfirmuar menaxheri i tij Mehmet Elshani, i cili përmes një Insta Story tha se falë ndërhyrjes së producentit Zap, nuk ka ndodhur asgjë serioze. “E vërtetë që mbrëmë 5 persona e kanë sulmuar Feron, por falë ndërhyrjes së Zap, nuk ka ndodhur asgjë serioze dmth nuk ka përsuar ndonjë lëndim trupor. Sulmi ka qenë i organizuar, policia po merret me rastin”, ka thënë Elshani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.