13:19, 17 Maj 2018

Meghan Markle ka konfirmuar se babai i saj s’do mund të jetë pjesë e ceremonisë së dasmës mbretërore në të cilën ajo do të martohet me Princin Harry.

Dje TMZ raportoi se babai i Meghan, jo zyrtarisht ka anuluar pjesëmarrjen në dasmën e së bijës për shkak të gjendjes shëndetësore, njofton Klan Kosova.

Ndërsa sot është vet Markle ajo e cila dha detajet më të fundit, ku sipas saj ai duhet t’i përkushtohet më shumë shëndetit të tij.

Thomas Markle, babai i Meghan është vendosur në spital pas operacionit serioz në zemër. Ai u shtri në spital të mërkurën dhe nuk lirohet deri pas dasmës.

Faktikisht për shkak të gjendjes së shëndetit të tij sipas mediave të huaja ai nuk do mund të shkonte në dasmën e të bijës edhe nëse ai ishte jashtë spitalit, njofton Klan Kosova.

Interesante