E humbi kujtesën dhe qan çdo ditë kur e kupton që e la burri NULL NULL 10.03.2018 15:23 10.03.2018 15:23 Gruaja ruse që e ka humbur kujdesën po qan çdo ditë pasi i tregojnë që bashkëshorti i saj e ka braktisur. Veronica Mescheryakova vuan nga një sëmundje që e ka lënë të paralizuar nga beli e poshtë dhe me humbje të kujtesës afatshkurtër. Mediat lokale nuk raportojnë për arsyen e braktisjes së bashkëshortit të saj, por fotografitë e tregojnë momentin kur ajo reagon me lot kur e merr vesh këtë fakt rreth dashurisë së saj të humbur. Kjo histori ka krijuar shumë simpati në mesin e lexuesve rusë, të cilët edhe kanë dhënë propozime që asaj t’i thuhet që është ajo që e ka braktisur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.