22:36, 13 Qershor 2018

Shkodran Mustafi ka gjasë që këtë verë të largohet nga Arsenal.

Është trajneri i ri Unai Emery që i është thënë se bordi drejtues i klubit se duhet të operojë me buxhet të caktuar në tregun e transferimeve në verën e parë të tij në Emirates Stadium, përcjell Klan Kosova.

Ka disa emra që përmenden se së fundmi mund të nënshkruajnë me Topçinjtë, një prej tyre është edhe mbrojtësi grek, Sokratis Papastathapoulus. Ardhja e tij do ta lëkunde pozicionin e Mustafit.

Sipas Evening Standard, Mustafi është njëri prej emrave që mund të largohet gjatë afatit kalimtar.

Përfaqësuesi i Gjermanisë ka qenë i rregullt të Arsenal që prej shkuarjes së tij nga Valencia më 2016, ku ka qenë titullarë në 38 ndeshje nëpër të gjitha garat në sezonin e fundit.

Por që në sezonin e fundit forma e tij ka qenë cak i shumë kritikave, si nga tifozët ashtu edhe nga ekspertët.