E ardhmja e paqartë e Aubameyang NULL NULL 28.06.2017 10:01 28.06.2017 10:01 Sulmuesi ende nuk ka vendosur ku do të luajë edicionin e radhës, me një numër skuadrash të interesuara për shërbimet e tij Skuadra nga Superliga e Kinës, Tianjin Quanjian, është gati t’i ribashkohet garës për të siguruar nënshkrimin me Pierre-Emerick Aubameyang. Sulmuesi i Borussia Dortmund ka qenë i lidhur me një kalim tek Paris Saint-Germain, por kinezët janë gati të sfidojnë me një ofertë prej 80 milionë eurosh. Raportet thonë se Aubameyang do të merrte mbi 30 milionë euro në vit, nëse vendos të largohet drejt lindjes. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.