Dyshohet se u kidnapua një gazetare në Prishtinë NULL NULL 19.06.2018 12:27 19.06.2018 12:27 Një gazetare e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) dyshohet se është kidnapuar sot në Prishtinë. Një raport i brendshëm i Policisë së Kosovës të cilin e ka siguruar Insajderi thotë se është kidnapuar një person, në veturën e së cilës është gjetur një kartë identiteti e një gazetareje të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH). “Tre dëshmitarë të kombësisë shqiptare kanë raportuar se tre persona të panjohur e kanë futur me forcë në veturën e tyre një grua dhe më pastaj janë larguar”, thuhet në raportin e brendshëm të Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Online Insajderi. Në të njëjtin raport, Policia e Kosovës konfirmon se ka gjetur një veturë e cila besohet që i takon personit të kidnapuar. Brenda kësaj veture, Policia gjeti kartën e identitetit të një gazetareje të RTSH-së. “Policia e Kosovës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur një veturë që besohet t’i takojë gruas së kidnapuar. Policia e Kosovës gjeti brenda mjetit një kartë identifikuese të një gazetareje të Radio Televizionit Shqiptar”, theksohet në raportin e Policisë së Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë