Dylan pranon Nobelin – online NULL NULL 21.10.2016 11:10 21.10.2016 11:10 Disa persona heshtjen e Bob Dylan pasi fitoi çmimin Nobel për Letërsi e kanë quajtur drojë, të tjerët e kanë quajtur të përmbajtur kurse disa të tjerë si sjellje të keqe të tij. Por disa ditë pasi ai fitoi çmimin më prestigjioz për letërsi, këngëtari mund ta ketë thyer heshtjen. Në ëebsajtin zyrtar të Dylan, një faqe që promovon librin e tij të ri mbi tekstet e këngëve të tij shkruhet se ai është “fituesi i çmimit Nobel për letërsi”. Kjo është hera e parë që Dylan ka dhënë shenja lidhur me çmimin dedikuar atij. Sekretarja e përhershme e akademisë Nobel, Sara Danius, kishte thënë të hënën se kishin bërë përpjekje të shumta për ta kontaktuar Dylan, duke përfshirë edhe email të tëra mirëpo nuk kanë mundur të kontakojnë me të. Por ajo ishte shprehur se nuk brengoset nëse këngëtari do paraqitej në ceremoninë e ndarjes së çmimit, që mbahet më 10 nëntor në Stokholm. “Mendoj që ai do të paraqitet. Nëse nuk do të vjen, ai thjeshtë nuk do të paraqitet. Por sidoqoftë do të organizohet një festë e madhe dhe nderi i takona tij”, është shprehur Danius. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Vdes Louis Gossett Jr, i pari me ngjyrë që fitoi një “Oscar” për aktorin dytësor 52 minuta më parë