18:02, 14 Shtator 2018

Ylli i futbollit argjentinas Paolo Dybala ka lëvduar punën me Cristiano Ronaldo, me të cilin duket se  ka krijuar marrëdhënie të mira.

Sulmuesi 24 vjeçar ka bërë edhe një krahasim interesant pasi ka thënë se Ronaldo i Juventusit është si Messi i Argjentinës, transmeton Klan Kosova.

‘Të kesh shansin të luash përkrah Ronaldos në Juventus është e vështirë të përshkruhet, është thuasje e njëjtë të luash më Messin në Argjentinë’, ka thënë Dybala për Gazzeta dello Sport.

Pas ardhjes së Ronaldos nga Real Madrid për 100 milionë euro vërehet një kimi e mirë mes atij dhe Dybalas.