Dy të arrestuar pas incidentit në stadiumin e Gjakovës NULL NULL 20.05.2018 15:35 20.05.2018 15:35 Dy meshkuj shqiptarë janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjakovë, pasi të njëjtit gjatë një ndeshjeje futbolli kanë hedhur fishekzjarr dhe gurë në stadium. Si pasojë e veprimeve, kishin pësuar lëndime trupore dy zyrtarë policorë të cilët kanë pranuar trajtim mjekësorë, njofton Klan Kosova. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar dhe rasti vazhdon të hetohet. Rasti sipas raportit të policisë, ndodhi në rrugën Beqir Kastrati në pasditen e së shtunës, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 13 orë më parë