
Autorja e serisë së librave “Harry Potter”, J.K. Rowling, i ka dalë në mbështetje shkrimtarit tjetër, Stephen King, pasi që presidenti amerikan Donald Trump supozohet se e ka bllokuar këtë të fundit në Twitter.
King kishte postuar në Twitter duke pohuar se Trump e kishte bllokuar në këtë rrjet social, me ç’rast Rowling i kishte ofruar mundësinë që ajo t’ia dërgonte në mesazhe ato që Trump i shkruan në llogarinë e tij.
Sidoqoftë, më pas King kishte shkruar se bllokimi i supozuar që i ka bërë Trump mund të jetë mashtrim.
Edhe King por edhe Rowling kanë qenë kritik ndaj Trump që prej zgjedhjes së tij vitin e kaluar, madje shkrimtarja britanike kishte shkuar aq larg gjatë muajit shkurt, sa që e kishte quajtur Trump më të frikshëm se Psycho.