Dy motra u dënuan me përdhunim për veprën e vëllait NULL NULL 28.08.2015 16:55 28.08.2015 16:55 Dy motra janë dënuar që të përdhunohen, për shkak të një vepre të vëllait të tyre në Indi. Arsye për përdhunimin e tyre, është se vëllai i tyre kishte ikur bashkë me një grua të martuar, transmeton Klan Kosova. Një këshill (vlen të ceket që nuk i ka zgjehur askush) që përbëhet meshkuj, ka urdhëruar që 23 vjeçarja Meenakshi Kumari dhe motra e saj 15 vjeçare të përdhunohem për ta larë ‘krimin’ e vllait të tyre. Sipas medias locale, Zee Media, vëllai i tyre Ravi, kishtë rënë në dashuri me një vajzë të një shoqërie më të lartë se sa familja e tij, që përndyrshe në Indi njihet si një prej familjeve “të paprekshme”. Por dashuria e tyre u pamundësua sepse familja e asaj vajze e kishin martuar me dikën tjetër në shkurt të këtij viti, por ajo më pas kishte ikur së bashku me Ravin një muaj pas. E më 31 korrik këshilli i fshatit vendosën që motrat e Ravit duhet të përdhunohen për t’u hakmarrë për veprimet e tij. Familja bashkë me vajzat kanë ikur nga fshati i tyre, dhe menjëherë shtëpia e tyre është plaçkitur. Ata po frikësohen shumë për jetën e tyre nëse vendosin të kthehen e i janë drejtuar Amnesty International. Kjo e fundit u ka bërë një peticion autoriteteve indiave për t’i mbrojtur dy vajzat. “Këshilla të tillë të pazgjedhur janë shumë të përhapura nëpër fshatra të tilla të Indisë”. “Ato shumë shpesh janë të përbëra nga burra të kastave dominuese, që përshkruajnë rregullat dhe sjelljet e shoqërisë”. “Asgjë nuk mund ta justifikojë këtë dënim të pështirë”. “Kjo nuk është e drejtë dhe është kundër ligjit”, shkruan mes të tjerash në peticionin e Amnesty International. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.