Dy ish të dashurit e J.Lo fotografohen së bashku NULL NULL 21.11.2017 23:00 21.11.2017 23:00 Nuk duket sikur ekziston një armiqësi mes ish të dashurve të Jennifer Lopez, Marc Anthony dhe Casper Smart, transmeton Klan Kosova. Së fundi, këta të dy, u fotografuan së bashku në Miami në një nga shfaqjet e Anthony. “Nëse nuk i keni parë kurrë shfaqjet e tij, ju keni humbur shumë”, ka shkruar Casper në fotografinë e postuar në rrjetet sociale. J.Lo ishte e martuar me Anthony për shtatë vjet para se të ndaheshin në vitin 2011. Megjithatë, çifti nuk e përfundoi divorcin deri në vitin 2014. Ata kanë dy fëmijë së bashku. Ndërkaq me Casper, Lopez ishte në lidhje për disa vjet derisa u ndanë përfundimisht pak kohë më parë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.