Dy elementet kryesore te pasanikët NULL NULL 23.07.2017 10:05 23.07.2017 10:05 Në hulumtimin e Thomas Corleyt të quajtur Studimi i Shprehive të Pasura, ai i kishte intervistuar 233 individë pasanikë, ku 177 prej tyre ishin bërë vetë të tillë, dhe kishte zbuluar se të bërit i pasur dhe të qëndruarit i tillë ka për tendencë të burojë nga dy veprime: 1.Nga akumulimi i pasurisë 2.Nga ruajtja e pasurisë së akumuluar Hapi i parë, i cili është pasurimi, këkron që t’i krijoni disa shprehi specifike që ua mundëson këtë. Në librin e tij “Ndryshoni Shprehitë, Ndryshojeni Jetën Tuaj”, ai përmend vendosjen e ëndrrave, rritjen dhe përmirësimin e përditshëm, kursimet, mendjen e hapur, përfundimin e asaj që e nisë dhe rreziqet e kalkuluara si mënyra të të bërit i pasur. Ndërkaq, për të qëndruar i tillë, kërkohen shprehi specifike që bëjnë që pasuria juaj të mos zhduket. Ajo ndodh, sipas tij, kur e vëni pasurinë në funksion përmes investimeve në stoqe e pasuri të patundshme. Kur e vëzhgoni me kujdes se çka po shpenzoni, kur i shmangni blerjet emocionale apo impulsive, kur jetoni nën të ardhurat dhe mundësitë tuaja. Në fund, ai këshillon që të mos harroni se pasuria është një proces dyhapësh. Loja nuk fillon dhe mbaron kur pasuroheni. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.