11:01, 12 Korrik 2018

Nisma Socialdemokrate ka firmosur  marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha dhe kryetarin e Partisë së Ashkalive për Integrim, Etem Arifi.

Më anë të kësaj ujdie, deputetët Veton Berisha dhe Etem Arifi, janë pajtuar që të veprojnë në kuadër të Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate.

Me këtë marrëveshje, numri i deputetëve të Grupit Parlamentar të Nismës nga gjashtë rritet në tetë.

 

Interesante