9:09, 25 Shtator 2018

Bashkëthemeluesit e rrjetit social Instagram, Kevin Systrom dhe Mike Krieger, do të largohen nga kjo firmë.

Systrom – shef ekzekutiv në këtë platformë, ka thënë se po largohen për të “ekspoluar kureshtjen dhe kreativitetin”, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.

Instagram ishte blerë nga Facebook në vitin 2012 për një miliard dollar në para të gatshme dhe aksione dhe tash ka mbi një miliard përdorues.

Dalja e Systrom dhe Krieger vjen në mes tensioneve në mes të bashkëthemeluesve dhe udhheqësia e Facebook.