Durrësi bën bashkë Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor NULL NULL 22.08.2017 16:05 22.08.2017 16:05 Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, më 26 gusht do të merr pjesë në takimin joformal të kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i dedikuar për integrimin rajonal që do të mbahet në Durrës të Shqipërisë. Përkrah kryeministrave të shteteve të rajonit, do të marrin pjesë edhe komesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn dhe kryetari i Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Siril Miler, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në takimin në Durrës, nikoqir i të cilit është kryeministri shqiptar Edi Rama, do të mbahen edhe disa sesione pune me tema lidhur me bashkëpunimin rajonal dhe përforcimin e proceseve integruese të Ballkanit Perëndimor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haxhiu, studentëve të UP-së: Faleminderit që po e vendosni Kosovën në hartat e suksesit 2 minuta më parë
Kosova Inspektorati i Arsimit merr në duar jashtëligjshëm kompetencat e DKA-së në Gjilan, anulon konkurset për mësimdhënës (VIDEO) 4 minuta më parë