22:35, 9 Janar 2017

Këngëtari i njohur Noizy është shoqëruar nga policia sot në Durrës.

Noizy u shoqërua për në ambientet e komisariatit, për shkak se ka qëlluar me armë në ajër, gjatë xhirimit të një videoje. Reperi dyshohet se ka shtënë me armë dhe se gjesti i tij është filmuar.

Edhe reperi tjetër Stresi, me emrin e vërtetë Arkimed Luzha është shpallur në kërkim nga ana e forcave blu, me të njëjtën akuzë, pasi gjatë një videoje shfaqej duke qëlluar me armë, shkruan gazeta Shekulli.

Shoqërimi i Noizyt vjen disa kohë pas shoqërimit të rivalit të tij në muzikë. Problemet me Noizyn kanë qenë të shumta, prej disa kohësh. Ai ishte përfshirë në një përleshje edhe më herët në Prishtinë, me një tjetër këngëtar, Cozman.

Në atë kohë, Noizy ishte plagosur lehtë. Arsyeja e shoqërimit të reperit Noizy për në ambientet e komisariatit të policisë në Durrës ka qenë një status i motrës së reperit Stresi, Fatjona Lusha.

Kjo e fundit ka postuar një video, në të cilën Noizy duket teksa qëllon në ajër. Ajo ngre pyetjen se përse vetëm vëllai i saj Arkimed Lushaj duhet shpallur në kërkim dhe jo Noizy apo Rigels Rajku, pasi edhe ky i fundit ka kryer të njëjtin veprim si kolegu.

Interesante