Durrës: 25-vjeçari plagos me thikë prindërit NULL NULL 20.06.2018 15:38 20.06.2018 15:38 Një 25-vjeçar në Durrës ka plagosur me thikë dy prindërit e tij në orët e mesditës. Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në një lagje në hyrje të qytetit në familjen Neziri. Hajri Neziri mësohet se pas një debati me prindërit ka qëlluar ndaj tyre me thikë. Çifti i bashkëshortëve po transportohen me urgjencë ndërkohë që janë në gjendje kritike për jetën, raporton Tch, transmeton Klan Kosova. Vetëm pak javë më parë në tjetër i ri qëlloi mbi prindërit me armë zjarri në Peshkopi. Qemal Sela, 26 vjeç sapo ishte kthyer nga Anglia. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova S’kishte para në arkë, hajni i maskuar dhe me armë dështon të vjedhë në Ferizaj 9 minuta më parë