Durant tregohet i pamëshirshëm, Warriors turpërojnë Thunder (VIDEO) NULL NULL 04.11.2016 08:54 04.11.2016 08:54 Kevin Durant nuk është treguar fare i mëshirshëm kundër ish-klubit të tij dhe ka shënuar 39 pikë për Golden State Warriors për të mposhtur Oklahoma City Thunder dhe ish-shokun e tij më të mirë Russell Westbrook me rezultat 122-96 njofton Klan Kosova. Finalja e vjetshme e konferencës perëndimore mes këtyre dy ekipeve shumë shpejt u kthye në një spektakël me vetëm një protagonist Kevin Durant. Durant tregoi se nuk bie pre e emocioneve të tij edhe pse shumë veta kishin mëdyshje se si do të ia dal ai kundër ish-ekipit të zemrës. Ndërsa Westbrook u ndal në vetëm 20 pikë, dhe ai në këtë ndeshje futej si koshashënuesi më i mirë në këtë sezon me një mesatare prej 37.8 pikësh për ndeshje. Në anën tjetër Stephen Curry shënoi 21 pikë dhe arriti shtatë asistime, kurse Klay Thompson shënoi 18 të tjera, në fitoren e katërt rresht për Luftëtarët. https://www.youtube.com/watch?v=33VR4vd0ql0 klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.